emri pjese e nje grupi kriminal qe trafikonte lende narkotike arrestohet me qellim ekstradimi ne itali 43 vjecari ne fier 691ee2659660b

Emri/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 43-vjeçari në Fier

November 20, 2025
1 minut lexim

Arrestohet në Fier një shtetas 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe u finalizua nën emrin “Operacionalja 74”.

I ndaluari, Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, e cila më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat:

Trafikim i lëndëve narkotike

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

Pas lokalizimit dhe kapjes së tij, 43-vjeçari u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, ka nisur tashmë procedurat e ekstradimit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xhafer tahiri jep doreheqje 691ee1c0e1afb
Lajmi i mëparshëm

Xhafer Tahiri jep dorëheqje

vemendje suedi merrni nje bonus falas prej 100 dollaresh nga zyrtari i flamgp 691ee28e45898
Lajmi i radhës

Vëmendje Suedi: Merrni një bonus falas prej 100 dollarësh nga Zyrtari i FLAMGP!

Të fundit nga

Polemikat pa fund

Gati një javë pas finales së çmendur të Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut, polemikat dhe akuzat nuk kanë përfunduar. Teksa pritet dënimi për Senegalin kampion, sepse braktisi fushën, shtohen dyshimet
ShkoLartë