emri pervetesoi 20 milione leke nepermjet mashtrimit prokuroria vlore leshon mase arresti per avokatin 690c6d6393454

Emri/ Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin

November 6, 2025
min lexim

Prokuroria e Vlorës ka lëshuar masën e arrestit për një avokat, i cili ka përvetësuar 20 mln lekë nëpërmjet mashtrimit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kërkoi arrestimin e shtetasit Delo Meçani me profesion Avokat pranë Dhomës së Avokatisë, për veprat penale
“Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale parashikuar nga neni 143, pg.3, 186 dhe 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1340, datë 24.11.2024, mbi bazën e kallëzimit me shkrim të shtetasit S.S dhe B.E. dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se shtetasi D.M ka përvetësuar pasurinë e viktimave të veprës penale S.S dhe B. E, në vlerën 19.200.000 lekë (të reja) duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdoruar besimin e viktimave, me qëllim për të përfituar padrejtësisht vlerat monetare dhe duke konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda dhe më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 143, pg.2 dhe pg.3 i K.Penal.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë lëvizjet e kryera në llogarinë bankare ku menjëherë pas kalimit të shumës së parave në llogari bankare nga përmbaruesi, personi nën hetim ka kaluar një pjesë te konsiderueshme të tyre (2.000.000 lekë) në llogarinë e shtetasit E.A me përshkrimin këst për blerje apartamenti ka të dhëna të mjaftueshme për të dyshuar se personi nën hetim ka konsumuar edhe elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me datë 04.11.2025 i ështe drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” per shtetasin D.M.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me vendimin nr. 561, datë 05.11.2025 ka caktuar masen e sigurimit “arrest ne shtepi” parashikuar nga neni 237 i K.Proc.Penale, mase e cila është ekzekutuar datë 06.11.2025.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

refuzohet pjeserisht kerkesepadia e elbert krasniqi per shpifje ndaj veton berishes 690c6cc0bbdbd
Lajmi i mëparshëm

Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e Elbert Krasniqi për shpifje ndaj Veton Berishës

shutdown bllokada rekord paralizon qeverine amerikane 690c6dd500e45
Lajmi i radhës

Shutdown: Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë