emrat ekzekutimi i biznesmenit ne elbasan policia zbardh ngjarjen shpallet ne kerkim ortaku xhino ago shkak i vrasjes dyshohet 692ed085f0db9

EMRAT/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia zbardh ngjarjen: Shpallet në kërkim ortaku Xhino Ago, shkak i vrasjes dyshohet…

December 2, 2025
1 minut lexim

Është zbardhur vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku u ekzekutua biznesmeni Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.

Policia njofton sot zyrtarisht se ka arrestuar ortakun e viktimës, Xhino Ago, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Aranit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uke rugova kandidat i ldk se per deputet 692ecfe1a309c
Lajmi i mëparshëm

Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

trump rrit cdo dite presionin ndaj regjimit te karakasit maduro i vetmuar kina dhe rusia e braktisin 692ed0fa8d7b4
Lajmi i radhës

Trump rrit çdo ditë presionin ndaj ‘regjimit të Karakasit’, Maduro i vetmuar, Kina dhe Rusia e braktisin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë