sul

Emir Sulejmani: Nga Leshnica fillon zbulimi i së vërtetës, më 19 tetor ndalet mashtrimi 8-vjeçar në Zhelinë

October 1, 2025
1 minut lexim

Nga Leshnica e Poshtme, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani thotë se ka ardhur koha që të zbulohet e vërteta për keqqeverisjen e pushtetit aktual, të cilin e cilësoi si të paaftë dhe arrogant.

Sulejmani theksoi se për tetë vite rresht banorët e kësaj komune janë lënë pas dore, ndërsa udhëheqësia në ikje është kujtuar për ta vetëm kur afrohen zgjedhjet.

“Banorët e Leshnicës janë detyruar të paguajnë mijëra euro nga xhepat e tyre për punimet e kanalizimit – një shërbim që është detyrim ligjor i komunës. Ku përfunduan ato para? Kush përfitoi? Pse mungon transparenca? Kjo është abuzim financiar dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare, që kërkon hetim nga Policia Financiare dhe Prokuroria”, deklaroi Sulejmani.

Ai gjithashtu kritikoi edhe ndërmarrjen publike, e cila, sipas tij, mbledh rregullisht pagesat nga banorët, por nuk ofron shërbime të pastrimit të rrugëve.

Në programin e tij, Sulejmani paralajmëroi:

Vazhdimin e kanalizimit pa asnjë pagesë shtesë nga qytetarët

Kthimin e parave të vjedhura te qytetarët

Transparencë të plotë për çdo denar publik

Reformim të ndërmarrjes publike në shërbim të qytetarëve

Prani të përhershme në çdo fshat e lagje, jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore

“Me 19 tetor, qytetarët e Zhelinës kanë një mundësi historike për të ndalur këtë mashtrim 8-vjeçar dhe për të votuar dinjitetin e tyre. Votoni për ndryshim të vërtetë”, përfundoi Sulejmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

risteski gjobat prej 20 mije euro per praktika te padrejta tregtare do te rriten edhe me shume 68dd5859866c3
Lajmi i mëparshëm

Risteski: Gjobat prej 20 mijë euro për praktika të padrejta tregtare, do të rriten edhe më shumë

fetai takim me ministrin dukaj partneriteti yne eshte kyc per zhvillimin rajonal 68dd5e2d9dab8
Lajmi i radhës

Fetai takim me ministrin Dukaj: Partneriteti ynë është kyç për zhvillimin rajonal

Të fundit nga

ShkoLartë