elseid hysaj u le targen te gjitheve dhe vulos emrin ne librin e arte te kombetares shqiptare 68eea6d57dd66

Elseid Hysaj u lë “targën” të gjithëve dhe vulos emrin në librin e artë të Kombëtares shqiptare

October 14, 2025
1 minut lexim

Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në histori, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren kuqezi.

Mbrojtësi shkodran ka arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh, duke kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë. 31-vjeçari, u hodh në fushë në minutën 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke shijuar këtë moment të artë në karrierë. 

Ky është një moment historik për mbrojtësin që aktivizohet me Lacion në Serinë A dhe një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe vazhdimësisë në shërbim të përfaqësueses shqiptare.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është bërë një shtyllë e mbrojtjes dhe një lider i vërtetë në fushë, duke kontribuar në sukseset më të mëdha të Kombëtares, përfshirë edhe pjesëmarrjen historike në Euro 2016 dhe Euro 2024.

Me këtë arritje, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të Kombëtares shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i ilir metes dumani linte shume per te deshiruar por nuk jemi ne pergjegjes 68eea67846add
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

osmani telefonate me emisaren britanike teme edhe ceshtja e formimit te qeverise 68eea6e1594c9
Lajmi i radhës

Osmani telefonatë me emisaren britanike, temë edhe çështja e formimit të qeverisë

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë