Elon Musk tha se zhvillimi i Grok 3 është në fazat e fundit

February 13, 2025
1 minut lexim

Elon Musk tha ditën e Enjte se chatboti i tij AI, Grok 3, është në fazat e fundit të zhvillimit dhe do të lançohet brenda 2 javëve të ardhshme.

“Grok 3 është shumë i fuqishëm në logjikë sipas testimeve që kemi bërë deri më sot dhe tejkalon në performancë çdo produkt tjetër që kemi lançuar,” tha ai përmes një video thirrjeje ndërsa fliste për Samitin Botëror të Qeverive në Dubai.

Miliarderi i teknologjisë themeloi xAI si një kompani konkurrente me OpenAI dhe Google. Musk gjithashtu është bashkëthemelues i OpenAI.

Ditën e Hënë, një konsorcium investitorësh udhëhequr prej tij thanë se kanë ofruar 97.4 miliardë dollarë për blerjen e aseteve të OpenAI. Është lëvizja më e fundit kundrejt organizatës jo-fitimprurëse e cila ka për qëllim të shndërrohet në një kompani fitimprurëse në mënyrë që të sigurojë kapitalin e nevojshëm për zhvillimin e modeleve AI.

Musk paditi në gjykatë CEO-n e OpenAI Sam Altman duke thënë se po përpiqet të braktisë misionin e vërtetë të kompanisë dhe vënë në kërkim të fitimeve.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Disa sjellje të grave që janë të destinuara të mbeten përgjithmonë vetëm, sipas psikologjisë

Story i radhës

Përsëri mashtrime me telefonata në Shkup, 83-vjeçares i merren 50,000 denarë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë