elon musk humb nje tjeter bashkepunetor jep doreheqjen bashkethemeluesi i

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

August 14, 2025
1 minut lexim

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte ekipet e inxhinierisë në xAI dhe ndihmoi në ndërtimin e një prej zhvilluesve të modeleve të Inteligjencës Artificiale, pak vite pas themelimit.

“Sot ishte dita ime e fundit në xAI, kompania në të cilën ndihmova të ngrihej në vitin 2023 me Elon Musk. E kujtoj ende ditën kur takova Elon për herë të parë, folëm për orë të tëra mbi IA dhe çfarë mund të sjellë e ardhmja. Të dy ndiemë se nevojitej një kompani e re IA me një tjetër lloj misioni.”

Babuschkin tha se arsyeja e largimit është themelimi i kompanisë së tij, Babuschkin Ventures që do të mbështesë kërkimet e sigurisë në IA dhe të mbështesë startup-e që “përparojnë njerëzimin dhe zbërthejnë misteret e universit.”

Ai përshkruan disa nga sfidat me të cilat u përball bashkë me Musk në ndërtimin e xAI. Ai thekson se veteranët e industrisë e quajtën “të pamundur” synimin e xAI për të ndërtuar brenda tre muajsh superkompjuterin në Memfis, Tenesi.

Largimi i Babuschkin vjen në një periudhë pak të trazuar për xAI pasi kompania është ëprfshirë në disa skandale lidhur me chatbot-in Grok.

Megjithatë, ai shton se ndihet krenar për këtë periudhë të kaluar në kompani duke thënë:

“Mësova dy leksione të paçmueshme nga Elon: 1. Mos ki frikë të përveshësh mëngët që t’u hysh vetë problemeve teknike, 2. Ki një sens maniak emergjence”, tha ai.

Kujtojmë që në korrik, edhe CEO e platformës X, Linda Yaccarino dha dorëheqjen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vihen nen kontroll flaket tek syri i kalter disa vatra aktivizohen here pas here 689de7b7eccc8
Lajmi i mëparshëm

Vihen nën kontroll flakët tek Syri i Kaltër, disa vatra aktivizohen herë pas here

putin po pergatit materiale historike per takimin me trump kievi synon te justifikoje pushtimin e ukraines duke e paraqitur si shtet artificial 689de82f5b0d2
Lajmi i radhës

Putin po përgatit “materiale historike” për takimin me Trump, Kievi: Synon të justifikojë pushtimin e Ukrainës duke e paraqitur si “shtet artificial”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë