elbasani po jep sinjale te qarta 69457194175f4

Elbasani po jep sinjale të qarta

December 19, 2025
min lexim

Elbasani është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes që do të kenë këtë fundjavë me skuadrën e Bylisit.elbasaniNjë përballje që në kampin verdheblu duan ta kalojnë me çdo kusht, për të ruajtur vijimësinë në rezultate dhe mbi të gjitha për të mbajtur kreun.

Ndonëse kampionë dimri është thjesht një stimul moral, meqenëse kanë arritur vetëm dy ndeshje nga fundi, në Elbasan duan që ta arrijnë këtë synim.

Ndaj mallakastiotëve kartat duket se janë në rregull, sepse nuk ka mungesa për shkak të kartonëve.

Gjithsesi, mbetet ende në dyshim gjendja e Diallo dhe Lajthisë, të cilët kanë munguar në ndeshjen e fundit, ndërsa Lila duket pranë rikuperimit.

Elbasani po jep sinjale të qarta se është në rrugën e duhur. Rezultatet flasin vetë, por ajo që bie më shumë në sy nuk është thjesht numri i fitoreve, por mënyra se si ato po vijnë.

Nga nëntë fitore të arritura deri më tani, plot shtatë kanë qenë me shifrat minimale 1-0. Një statistikë që nuk është rastësi, por pasqyrim i një filozofie të qartë loje.

Fitoret ndaj kundërshtarëve si Bylisi (2-1) apo Tirana (4-1) tregojnë se Elbasani di edhe të dominojë, por thelbi i kësaj skuadre qëndron te cinizmi.

Një mbrojtje hermetike, disiplinë taktike dhe më pas shfrytëzimi maksimal i rasteve, qofshin edhe të pakta.

Elbasani nuk kërkon të fitojë bukur me çdo kusht, por kërkon të fitojë. Dhe po ia del. Kjo qasje pragmatike tregon se stafi teknik dhe lojtarët kanë ide të qarta: të ruhet ekuilibri, të mos rrezikohet pa nevojë dhe të goditet në momentin e duhur. Në një kampionat ku shpesh ndeshjet vendosen nga detajet, Elbasani ka zgjedhur të jetë skuadra që gabon më pak.

Nuk është hera e parë që Elbasani ndërton suksesin mbi fitore minimale. Në sezonin historik 1983-1984, kur skuadra u shpall kampione e Shqipërisë, shumë nga fitoret erdhën pikërisht me rezultatin 1-0. Atëherë, siguria absolute në prapavijë ishte çelësi i suksesit.

Në portë ishte Bujar Gogunja, simbol i atij Elbasani kampion, i cili arriti të mbante portën të paprekur në plot 12 ndeshje radhazi, për 1037 minuta, një rekord që ende sot përmendet me respekt. Asokohe, Elbasani nuk kishte nevojë të shënonte shumë; mjaftonte një gol, sepse mbrojtja dhe portieri ishin garanci absolute. Paralelizmi me Elbasanin e sotëm është i pashmangshëm.

Edhe tani, skuadra duket se ka gjetur identitetin e saj: pak spektakël, shumë efikasitet. Një ekip që di të vuajë, di të presë dhe di të godasë.

Pikërisht këto janë tiparet e skuadrave që shkojnë larg. Nëse Elbasani do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ruajtur këtë ekuilibër mes mbrojtjes solide dhe konkretizimit përpara, atëherë ambiciet nuk janë thjesht një ëndërr. Historia ka treguar se kjo mënyrë loje funksionon. Dhe ndoshta, ashtu si në vitin 1984, fitoret 1-0 mund të jenë sërish shenja e një sezoni të madh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli i mandateve per ballukun bardhi flet pas mbledhjes kycen usb ne per ti dhene alibi te pandehures 694571349f8f0
Lajmi i mëparshëm

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi flet pas mbledhjes: Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës

nje dite pas betimit perpara kuvendit endrit shabani merr zyrtarisht detyren si avokati i popullit 694572459f614
Lajmi i radhës

Një ditë pas betimit përpara Kuvendit, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokati i Popullit

Të fundit nga

ShkoLartë