ekzekutimi ne mes te qytetit ne shkoder del fotoja kush eshte kristian kola qe mbeti i vrare 68ba07a50a5eb

Ekzekutimi në mes të qytetit në Shkodër, del fotoja, kush është Kristian Kola që mbeti i vrarë

September 4, 2025
1 minut lexim

Personi në foto është 34-vjeçari Krisian Kola, i cili mbeti i vrarë sot në mes të qytetit të Shkodrës nga persona ende të paidentifikuar.

Policia thotë se vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

I riu ka qenë në dalje të lokalit kur dy persona me një motor i janë afruar, e kanë qëlluar disa herë duke e vrarë dhe janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prezantohet pellumbi dhe francezi zidan te drita 68ba06f41f8e6
Lajmi i mëparshëm

Prezantohet Pëllumbi dhe francezi Zidan te Drita

cfare i ndodhi ketij ferrari purosangue 68ba07cf55ff7
Lajmi i radhës

Çfarë i ndodhi këtij Ferrari Purosangue?

Të fundit nga

ShkoLartë