ekstremistet kishin humbur nga radaret karamuco do krijonin celule terroriste policia nuk dinte vendndodhjen e tyre 69263db79b823

“Ekstremistët kishin humbur nga radarët”/ Karamuço: Do krijonin celulë terroriste, policia nuk dinte vendndodhjen e tyre

November 26, 2025
1 minut lexim

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dy terroristët në Orosh, Juljan Çumrraku dhe Hamza Uka, kishin humbur nga radarët e policisë, teksa ishin në kërkim.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se ata do krijonin celulë terroriste.

“Duhet saktësuar diçka, policia ka qenë e shqetësuar kohët e fundit, këto persona të skeduar kishin humbur nga radarët. Kishte filluar një formë e kërkimit të tyre, por pa rënë në sy. Ata kanë rezistuar, në ato moment është njoftuar drejtori i qarkut.

Është njoftuar drejtori Proda për arrestimin e tyre. Ishin të skeduar, rrezikshmëria e lartë, ishte për shkak të eksperiencës së tyre komando, në Irak dhe Pakistan. Mund të ketë edhe persona të tjerë. Rreziku më i madh i antiterrorit, këta janë. Ne kemi disa xhami që janë të paregjistruar në komunitetin tonë mysliman. Nuk e dimë kush janë imamët, çfarë predikohet. Mund të kemi disa nga këto celula të rrezikshme. Duhet përmendur puna e mirë e negociatorëve të RENEA.”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toney ne takim romantik me bian ti je e rendesishme per mua 69262b1d444b1
Lajmi i mëparshëm

Toney në takim romantik me Bian: Ti je e rëndësishme për mua

shqiptari fiton me nokaut ndaj boksierit britanik 69263e18deb89
Lajmi i radhës

Shqiptari fiton me nokaut ndaj boksierit britanik

Të fundit nga

ShkoLartë