Familja e pajisjeve flagship Galaxy S24 të Samsung pritet të mbërrijnë në javët e para të 2024 por detajet më të fundit rreth S24+ tregojnë një gjuhë të re dizajni që gjiganti Koreano-Jugor ka planifikuar ta sjellë.
Pamja më e qartë e flagshipit të Samsung vjen nga Steve Hemmerstoffer në @OnLeaks. Së bashku me një video 360 gradëshe, tashmë kemi edhe imazhe të përpiluara sipas informacionit që është në dispozicion për Galaxy S24+.
Samsung do të përdorë një ekran të rrafshët 6.7-inç në Galaxy S24 duke ruajtur profilin e pajisjeve pa skaje të lakuara.
And now, to end-up today’s freakingly leaky #Samsung #GalaxyS24 Series run, here comes your very first and early look at the #GalaxyS24Plus (360° video + sharp 5K renders + dimensions)!… 😏 #FutureSquad
This time, on behalf of @GizNext 👉🏻 https://t.co/6q3A5Z22Ym pic.twitter.com/XuIFc1fQ2E
— Steve H.McFly (@OnLeaks) September 29, 2023
Kamera kryesore ka tre lente të cilat operojnë në hapësira të dedikuara pa asnjë lloj grupimi. Ajo janë rrathë të izoluar dhe të ngritur mbi sipërfaqen e pasme të smartfonit.
Detajet rreth kamerave mungojnë, përfshirë këtu madhësia e sensorëve, lentet apo softueri. Padyshim këto specifika mungojnë për shkak se mund të jenë ende në zhvillim.
Dizajni i ri i smartfonit ka bërë që pozicionimi i antenës Ultra Wideband do të ndryshohet. UWB përdoret nisur nga fakti që transmeton të dhëna me sasi të mëdha në distanca të shkurtra.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL