ekrani i galaxy z fold7 te samsung do te jete funksional edhe pas 500 mije palosjesh 6880927724cdf

Ekrani i Galaxy Z Fold7 të Samsung do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh

July 23, 2025
1 minut lexim

Ekrani i Samsung Galaxy Z Fold7 do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh.

Samsung ka bërë një hap të madh përpara kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e smartphonet të palosshëm Galaxy Z Fold7 dhe ka njoftuar se pajisja do të mbetet plotësisht funksionale edhe pas 500 mijë palosjesh.

Kjo është dukshëm më shumë krahasuar me 200 mijë palosje, sa mund të përballonte Galaxy Z Fold6. Në praktikë, 500 mijë palosje nënkuptojnë përdorim për më shumë se dhjetë vjet për një përdorues mesatar që e palos pajisjen rreth 100 herë në ditë, ose mbi gjashtë vjet për ata që e palosin shpesh, rreth 200 herë në ditë. Edhe në këtë rast të dytë, përmirësimi është i dukshëm krahasuar me gjeneratën e mëparshme.

Nga Samsung bëjnë të ditur se ky përmirësim është bërë i mundur falë një “strukture të re të zhvilluar që i reziston stresit, e cila është frymëzuar nga parimet e dizajnit të xhamit antiplumb”.

Ekrani i Galaxy Z Fold7 është testuar nga Bureau Veritas, një kompani globale për testime, inspektime dhe certifikime.

Këto shifra janë premtuese dhe me shumë gjasë nënkuptojnë që Fold7 është më i mirë se shumica e rivalëve të tij, ekranet e të cilëve janë të certifikuar për 200 mijë deri në 400 mijë palosje.

Megjithatë, një rival mbetet në krye – OnePlus Open, i cili ka marrë certifikatën e TÜV Rheinland për një milion palosje. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimet e shezloneve shkojne deri ne 200 euro mali i zi boshatiset nga pushuesit plazhet gati te zbrazeta 688091c4f14f6
Lajmi i mëparshëm

“Çmimet e shezlonëve shkojnë deri në 200 euro”, Mali i Zi boshatiset nga pushuesit, plazhet gati të zbrazëta

obsh paralajmeron per perhapjen e virusit chikungunya nga mushkonjat 688092ee37ad3
Lajmi i radhës

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Të fundit nga

ShkoLartë