ekipi olimpik i kosoves parakaloi me numer te madh sportistesh 687d7e2dc645c

Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me numër të madh sportistësh

July 21, 2025
1 minut lexim

Me ceremoninë e organizuar në Palestrën Jane Sandanski të Shkupit u hap edicioni i 18-të i Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.

“Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me numër të madh sportistësh, trajnerësh dhe zyrtarësh, derisa flamurmbajtës ishin atleti Amar Maxhuni dhe notarja Joana Jasiqi.

Në hapje, të pranishmëve, kryesisht sportistë dhe drejtues të shtetit maqedon dhe Komtiteteve Olimpike Kombëtare, iu drejtua i pari i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, i cili përgëzoi Maqedoninë e Veriut për organizimin dhe iu uroi fat dhe suksese sportistëve.

Të pranishëm në hapje ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Garat mbahen deri më 26 korrik, ndërsa krahas qytetit të Shkupit, edhe Kumanova e Maqedonisë së Veriut dhe Osijeku i Kroacisë janë bashkëorganizatore.

Në Osijek u mbajt ceremoni e veçantë me sportin e gjimnastikës, ku morën pjesë edhe ekipi ynë i gjimnastëve”, njofton KOK-u.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaos ne matke 687d74568fa3d
Lajmi i mëparshëm

Kaos në Matkë

vuciq reagon pas paraburgimit te igor popoviq 687d7e31164d3
Lajmi i radhës

Vuçiq reagon pas paraburgimit të Igor Popoviq

Të fundit nga

ShkoLartë