egnatia vllaznia e dinamo city luajne neser ndeshjet e para ne raundin e dyte te uefa conference league 6881024441606

Egnatia, Vllaznia e Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League

July 23, 2025
1 minut lexim

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Blutë e Dinamos do të përballen në transfertë me Atletic Escaldes. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Estadi FAF”, në orën 16:00.

Kuqeblutë e Vllaznisë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Víkingur Reykjavik në orën 20:30. Pasi kaluan me sukses turin e parë, tani shkodranët do të kërkojnë suksesin e radhës dhe në shtëpi do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve.

Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Dinamo Minsk.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Municipal Stadium Mezőkövesd”, në orën 20:45.

Federata e Futbollit u uron suksese skuadrave shqiptare në përballjet e para të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drita jeshile drejt grupkatiullit te 5 te negociues reagon spiropali 688101cce92fd
Lajmi i mëparshëm

Drita jeshile drejt Grupkatiullit të 5-të negociues, reagon Spiropali

policet bashke me avokate sbindin gjykaten u ricaktohet paraburgimi si te dyshuar qe e vrane nga pakujdesia agon zejnullahun 68810247a48da
Lajmi i radhës

Policët bashkë me avokatë s’bindin Gjykatën, u ricaktohet paraburgimi si të dyshuar që e vranë nga pakujdesia Agon Zejnullahun

Të fundit nga

ShkoLartë