egnatia ben me krahe shqiptaret 6895c5cfde3ec

Egnatia bën me “krahë” shqiptarët

August 8, 2025
1 minut lexim

Paraqitja e skuadrave shqiptare në këtë sezon në Europë mund të cilësohet mjaft pozitive. Dinamo dhe Egnatia vazhdojnë ende rrugëtimin e tyre në raundin e 3-të të Conference League.

Ekipi i Ilir Dajës u mposht me përmbysje nga Hajduk Split me shifrat 2-1.

Ndërkohë Egnatia barazoi 0-0 me Olimpija Ljubjana në Slloveni. Rezultat ky që nxjerr Shqipërinë nga zona e rrezikut.

Tashmë vendi ynë për shkak të paraqitjeve të ekipeve shqiptare është ngjitur në klasifikimin e UEFA-s.

Kështu aktualisht mbajmë vendin e 44 në klasifikim dhe kjo do të thotë se tashmë Superiorja edhe për 2 sezone të tjera do të përfaqësohet nga 4 ekipe.

Kjo ka bërë që Shqipëria të jet mes 50 vendeve më të mira në Europë, duke dalë nga zona e rrezikut, ku rrezikohej t’i hiqej një ekip nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Paraqitjet e Dinamos dhe Egnatias në këtë javë i kanë mundësuar Shqipërisë ngjitje në klasifikim, saktësisht barazimi i kampionëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vellai e kishte denoncuar te zhdukur 27 vjecari kthehet prane familjes 6895c558ac4ba
Lajmi i mëparshëm

Vëllai e kishte denoncuar të zhdukur, 27-vjeçari kthehet pranë familjes

ngritet aktakuze ndaj fitim shales per fajde e
Lajmi i radhës

Ngritet aktakuzë ndaj Fitim Shalës për fajde e bixhoz

Të fundit nga

ShkoLartë