egla zemerohet pas batutave te luizit dhe julit jeni me te frikshem se grate e lagjes 6990c27c25bc6

Egla zemërohet pas batutave të Luizit dhe Julit: Jeni më të frikshëm se gratë e lagjes…

February 14, 2026
1 minut lexim

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli dhe Julian Deda ishin të ftuar në emisionin “Breaking”, ku shkëmbyen disa batuta me njëri-tjetrin.

Këngëtari i njohur që ishte në studio bëri prezantimin e aktorit të humorit, ku me humor u shpreh se duhet t’i vinte turp që e ka mundur Egla në “Big Brother”, teksa Juli tha se është më mirë të të mundë Egla se sa të fitosh me Kristin.

Lidhur me batutat e bëra mes Luizit dhe Julit ka reaguar sot fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Në një postim në “Instastory”, Egla shprehet se do merrej jo me dy burra por edhe me 200 njëherësh, por po merret me gjëra prej njerëzish të zakonshëm.

Reagimi i plotë i Egla Cenos:

“Unë do merresha jo me dy burra por edhe me 200 njëherësh, sidomos me dy burra që ‘fërkojnë’ njëri-tjetrin me batuta duke minimizuar një grua. Do merresha, por jam duke hekurosur, duke bërë teatër, film, duke blerë pelena për mamin e gjëra të tilla prej njerëzish të zakonshëm.

Problemi nuk është te fitorja ime, problemi është te mënyra si e shohin suksesin e të tjerëve duke predikuar për veten përulësi që nuk e kanë. Nëse nuk ju del akrepi nga stomaku mund t’ju këshilloj metodën revolucionare të quajtur: pranimi i realitetit.

Yshni tutje, jeni më të frikshëm juve se gratë e lagjes kur mblidhen për të folur për komshien e re. Zoti na ruajtë nga gojët e delenxhinjve”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dap drejt fundit afati per dorezimin e llogaritjeve per te ardhurat e realizuara nga puna jashte vendit ne vitin 2025 6990c03b71ce6
Lajmi i mëparshëm

DAP: Drejt fundit afati për dorëzimin e llogaritjeve për të ardhurat e realizuara nga puna jashtë vendit në vitin 2025

gjimshiti zverdhet ne fitoren e atalantes ne rome 6990c9027d62a
Lajmi i radhës

Gjimshiti zverdhet në fitoren e Atalantës në Romë

Të fundit nga

ShkoLartë