egla flet per imazhin e saj ne bbva skam qene e urryer thjesht prisha ca imazhe 68e7e0331be64

Egla flet për imazhin e saj në BBVA: S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe

October 9, 2025
1 minut lexim

Egla Ceno i është përgjigjur një pyetjeje në Instagram, ku një person i ka shkruar se duket goxha gocë jashtë “BBVA”, por pse brenda spektaklit zgjodhi të portretizonte një personazh të urryer.

Ajo u shpreh se ndoshta është treguar e ashpër, por në fakt, një grua që nuk ka mbështetje, duhet të jetë shkëmb.

“Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer.

Më tej, aktorja cilësoi se zgjodhi të jetë vetvetja, më zë, pa frikë dhe me pizhamet e saj të famshme:

 “Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhame”.

Egla shtoi se nuk ka qenë një personazh i urryer, thjesht prishi disa imazhe hipokrizie:

“S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná.”

Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke u bërë e para grua që fitoi këtë spektakël. Fituesit e tjerë janë: Ilir Shaqiri (edicioni 1), Luiz Ejlli (edicioni 2) dhe në edicionin e katërt, trofeun dhe çmimin e madh, e mori Gjesti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushtetuesja i pezulloi dekretin reagon presidenti e respektojme vendimin 68e7dcfca5d79
Lajmi i mëparshëm

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

vlen publikon skandalin e radhes komuna e likoves eshte kthyer ne agjenci familjare te erkan arifit 68e7e9c973fdc
Lajmi i radhës

VLEN publikon skandalin e radhës: Komuna e Likovës është kthyer në agjenci familjare të Erkan Arifit!

Të fundit nga

ShkoLartë