Në fillim të vitit, në momentin kur TikTok dhe aplikacionet e ByteDance u larguan përkohësisht nga dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA, gjiganti i medias sociale Meta njoftoi se është duke punuar në një aplikacion video editimi për krijuesit e Instagram.
Ai aplikacion, quajtur Edits, më në fund është bërë i disponueshëm ndërsa Mta vijon përpjekje për të përfituar nga situata e paqartë rreth të ardhmes së TikTok.
Edits premton mjete më të avancuara editimi krahasuar me ato çfarë kanë qenë të disponueshme në aplikacionet e Meta gjer më sot.
Kamera e integruar e aplikacionit lejon krijuesit të kapin video deri në 10 minuta të gjata dhe ti publikojnë në Instagram në cilësisë të lartë. Gjithashtu ka efekte shumë popullore si ekrani jeshil apo katalogun e gjerë të muzikës së Instagram.
Duke ruajtur fokusin e Meta në AI, Edits vjen me disa veçori AI gjithashtu. Me funksionalitetin “Animate” përdoruesit mund të krijojnë video nga imazhe statike ndërsa me opsioni “Cutouts” mund të izolojnë njerëz ose objekte specifike me gjurmim preciz gjatë një videoje.
Dhe ndryshe nga aplikacioni CapCut i ByteDance, me të cilin Edits do të konkurojë, videot nuk eksportohen me logo të Edits.
Edhe pse Edits po mbërrin disa muaj pasi CapCut u rikthye në SHBA, Meta ka shtuar disa veçori specifike për Instagram-in për të joshur krijuesit e Reels. Mjete për analizën e postimeve dhe opsioni për të importuar këngë të ruajtura më përpara në aplikacion janë disa veçori të spikatura.
Në postimin në blog kompania thotë se versioni i parë i Edits është vetëm hapi i parë dhe në të ardhmen synon të bashkëpunojë me krijuesit për integrimin e më shumë funksionaliteteve të dobishme. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL