Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, afërsia mes Dolce dhe Edit duket se po bëhet çdo ditë e më e dukshme.
Sot, dyshja u panë duke biseduar së bashku në tualet, një moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave dhe të ndjekësve.
Ajo që ra më shumë në sy ishin gjestet e vazhdueshme të afërsisë midis tyre, të cilat janë përshkruar nga fansat si të veçanta dhe të ngrohta, herë-herë me një dozë të lehtë sensualiteti, por gjithmonë me shaka dhe buzëqeshje.
Gjatë bisedës, Dolce fliste ndërsa Edi i vendoste dorën te qafa dhe e afronte, duke e puthur lehtë në ballë.
Ai e mbajti dorën për një moment, ndërsa Dolce reagoi me një buzëqeshje të qetë, duke treguar se gjesti nuk e shqetësonte, përkundrazi.
Ky moment ka bërë që publiku të spekulojë mbi kiminë mes tyre dhe të presë me padurim se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë.
Me afrimin e tyre të dukshëm, duket se Dolce dhe Edi do të jenë një nga çiftet më të përfolura të këtij sezoni, ndërsa fansat po ndjekin çdo hap të tyre me shumë interes.
Burimi: botasot.info


