edhe pse ishin dakorduar paraprakisht kallas be ja nuk e sanksionon ministrin izraelit 6a305811ea7bc

“Edhe pse ishin dakorduar paraprakisht”, Kallas: BE-ja nuk e sanksionon ministrin izraelit

June 15, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Evropian nuk ka arritur një konsensus për vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir.

Sipas raportimeve, disa shtete anëtare kishin propozuar masa ndëshkuese ndaj tij, por mungesa e unanimitetit brenda BE-së ka bllokuar miratimin e tyre.

Çështja lidhet me polemika të vazhdueshme rreth veprimeve dhe deklaratave të Ben Gvir, të cilat disa vende evropiane i kanë cilësuar si të papranueshme dhe provokuese.

Megjithatë, disa shtete anëtare mbeten kundër sanksioneve ose kërkojnë një qasje më të kujdesshme diplomatike, duke bërë që BE-ja të mos arrijë marrëveshje të përbashkët.

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Kaja Kallas, komentoi dështimin për arritjen e marrëveshjes për sanksione ndaj Ben Gvir.

“Muajin e kaluar, ministrat u pajtuan për sanksione ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë dhe figurave të Hamasit. Shumë shtete anëtare gjithashtu kanë propozuar sanksione ndaj ministrit Ben Gvir — por sot nuk u arrit konsensus për këtë”, pohoi ajo.

Ndryshe, Ben Gvir gjatë ditës së sotme ka vazhduar me retorikën nacionaliste duke hedhur poshtë marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe Iranit, e cila parasheh paqe në rajon.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

skafi perplaset me mjetin e ushtrise kufitare ne sarande humb jeten 22 vjecari dy te tjere te lenduar 6a3057b55a15c
Lajmi i mëparshëm

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

indri zbulon marredhenien me vanesen pas ferma vip kur e takova me erdhi ta perqafoja 6a3058db8ddd1
Lajmi i radhës

Indri zbulon marrëdhënien me Vanesën pas Ferma VIP: Kur e takova, më erdhi ta përqafoja

Të fundit nga

ShkoLartë