edhe nje parti u largua nga fronti evropian tdp perfundimisht u shkeput 689e2ca2cd5f6

Edhe një parti u largua nga Fronti Evropian, TDP përfundimisht u shkëput

August 14, 2025
min lexim

Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, e cila ka qenë pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI, sot përmes një njoftimi informoi se organet e partisë kanë marrë vendim që në zgjedhjet lokale të caktuara për 19 tetor të garojë e vetme.

“Sot, si Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, ju drejtohemi me një vendim që do të hapë një kapitull të ri dhe të rëndësishëm në historinë politike të komunitetit turk në vendin tonë. Pas konsultimeve të gjata dhe të thelluara me anëtarët tanë, organet dhe bashkëqytetarët, Kryesia Qendrore dhe Kuvendi Qendror i partisë morën unanimisht vendimin që në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor 2025, PDMTM të marrë pjesë e vetme – me kandidatët e vet për këshilltarë dhe për kryetarë komunash në komunat ku jeton kryesisht popullsi nga komuniteti turk”, theksojnë nga PDMTM.

Nga partia nënvizojnë se për ta zgjedhjet nuk janë një garë e zakonshme për vende në këshilla, por, siç thonë ata, janë një betejë për një përfaqësim politik dinjitoz, të qartë dhe efektiv të komunitetit turk.

“Në përputhje me vullnetin e qartë të shprehur nga populli, është marrë edhe vendimi për të dalë nga koalicioni ‘Fronti Evropian’. Me këtë hap, forcojmë pozicionin tonë të pavarur politik dhe konfirmojmë vendosmërinë për t’i shërbyer drejtpërdrejt popullit, pa ndërmjetës dhe pa kompromise që do të zbehnin misionin tonë. Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë mbetet rojtar besnik dhe i palëkundur i interesave të komunitetit turk. Listat për këshilltarë do t’i hartojmë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me popullin – dyert tona mbeten të hapura për çdo qytetar që dëshiron të kontribuojë aktivisht për një të ardhme më të mirë. Çdo kandidat ynë do të jetë pjesë e popullit dhe zë i popullit. Ne do të veprojmë plotësisht të pavarur, të udhëhequr nga vizioni ynë, parimet tona dhe besimi në vlerat e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e partisë.

Qëllimi ynë, siç theksojnë nga PDMTM, nuk është vetëm të fitojmë zgjedhjet, por të sigurojmë një përfaqësim dinjitoz dhe efektiv të komunitetit turk para pushtetit vendor.

“Do të ecim së bashku, do të arrijmë së bashku. Tani është koha për unitet! Le të jenë këto zgjedhje për nder dhe për dobi të shtetit tonë, kombit tonë, popullit tonë dhe partisë sonë”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të Turqve të Maqedonisë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vihet nen kontroll zjarri ne oktis nderhyhet edhe me air tractor 689e2c9f7b5aa
Lajmi i mëparshëm

Vihet nën kontroll zjarri në Oktis, ndërhyhet edhe me “Air tractor”

vlen ne struge mbeshtesim vetem kandidaturen e pavarur te mendi qyres 689e318b4a442
Lajmi i radhës

VLEN në Strugë: Mbështesim vetëm kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës

Të fundit nga

ShkoLartë