edhe interi tenton per ardon jasharin 6870bfb26a610

​Edhe Interi tenton për Ardon Jasharin

July 11, 2025
1 minut lexim

Gjatë një takimi të zhvilluar në Milano me përfaqësues të Club Brugge, është raportuar në Belgjikë se Interi ka bërë një përpjekje serioze për të transferuar objektivin e Milanit, Ardon Jasharin. Zikaltërit thuhet se ofruan mesfushorin e ekipit të të rinjve, Aleksandar Stankoviç, së bashku me 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit shqiptar.

Takimi me drejtuesit belgë u zhvillua në selinë e Interit, ku dy përfaqësues të Club Brugge u panë duke hyrë, por nuk dhanë asnjë koment kur u larguan.

Sipas analistit belg të transferimeve, Sacha Tavolieri, Club Brugge mbetet e vendosur të mos e shesë Jasharin, i cili gjithashtu thuhet se është tifoz i Milanit dhe dëshiron të transferohet vetëm te “Rossonerët”.

Interi gjithashtu ka tentuar një qasje alternative, duke ofruar Stankoviçin dhe 22 milionë euro për mbrojtësin ekuadorian Joel Ordonez, por edhe kjo ofertë nuk ka prodhuar marrëveshje.

Në të dy rastet, Club Brugge ka qëndruar në pozicionin e saj, duke mos dhënë sinjale për shitje të menjëhershme, ndërsa Interi mbetet në pritje të një hapjeje nga klubi belg.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kembimi valutor sot me sa leke blihen e shiten valutat kryesore cfare ndodh me monedhat e tjera 6870bf3b66665
Lajmi i mëparshëm

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

nje leterkembim i rralle i vitit 1463 ku permenden iliret e gjergj kastriotitskenderbeut 6870bfb571839
Lajmi i radhës

Një letërkëmbim i rrallë i vitit 1463 ku përmenden ilirët e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut)

Të fundit nga

ShkoLartë