edhe atletet nisin garat ne eyof shkupi 2025 687e42f63ba88

Edhe atletët nisin garat në EYOF Shkupi 2025

July 21, 2025
1 minut lexim

Edhe atletët kosovarë kanë nisin garat në EYOF Shkupi 2025, derisa në sesionin e paraditës janë paraqitur: Amar Maxhuni, Lorina Kadriu dhe Bardh Telaku.

Maxhuni u paraqit në 800 metra dhe bëri paraqitje të mirë, duke përmirësuar kohën e tij prej 5 sekondash, por që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.

Koha e tij ishte 1 minutë e 56.85 sekonda, me një dallim të vogël me garuesit që kaluan tutje. Renditja e tij ishte vendi i 18-të.

Kadriu garoi në 100 metra dhe pati kohën 13.73. Renditja e saj ishte e 28-ta.

Në disiplinën e njëjtë, por tek djemtë, Bardh Telaku zuri kohën 11:38, për t’u renditur i 23-ti. Të dy garojnë edhe në 200m.

Si Kadriu, ashtu edhe Telaku dhanë maksimumin e tyre, por ashtu si në sportet tjera, edhe në atletikë, konkurrenca është tejet e fortë, ku pjesëmarrës janë sportistët më të mirë të rinj të kontinentit tonë.

Të pranishëm në garat e atletikës ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, nënpresidentët Milaim Kelmendi e Gazmend Maxhuni, si dhe anëtari i BE, Avni Nuha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata e posacme pergenjeshtron perplasjen me spak nuk ka konflikt institucional per ceshtjen partizani 687e42ba01024
Lajmi i mëparshëm

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron përplasjen me SPAK: Nuk ka konflikt institucional për çështjen “Partizani”

shefi i zyres se be se takohet me osmanin flasin per bllokaden politike dhe hapat e metejme 687e4331ef596
Lajmi i radhës

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë