edhe 30 dite paraburgim per ish avokatin e shtetit fehmi stafa 696773708a01b

Edhe 30 ditë paraburgim për ish-avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

January 14, 2026
1 minut lexim

Zoti Fehmi Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e një procedure të nisur kundër tij nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kreu veper penale – marrje te shpërblimit për ndikim ne menyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit te atehershem te Prokurorise, midis tetorit dhe 13 dhjetorit, i dyshuari Stafa mori gjithsej 50 mijë euro për të ndërmjetësuar dhe ndikuar tek një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit, në lidhje me një çështje kundër klientit të tij, pra një personi që ai përfaqësonte si avokat.

Menjëherë pas marrjes së parave, i dyshuari Stafa u privua nga liria, ndërsa paratë iu gjetën dhe iu konfiskuan. Personi për të cilin Stafa duhej të siguronte heqjen e masës së paraburgimit është i dyshuari në rastin “Sinxhir”, Ljupço Pecov, i njohur me nofkën Djalli.

Sipas Ligjit për Avokatin e Shtetit, Avokatin e Shtetit emërohet nga Qeveria me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Dokumentacioni i plotë i aplikantëve do të dorëzohet nga Qeveria në Ministrinë e Drejtësisë këto ditë, pasi shpallja përfundon sot.

Stafa mori detyrën në vitin 2018 si anëtar i stafit të Alternativa dhe mandati i tij gjashtëvjeçar do të përfundonte në vitin 2024. Mirëpo, pa shpjegime nga Qeveria, ai u shkarkua në verën e vitit 2022 dhe po atë ditë dha dorëheqjen edhe vetë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtim i papergjegjshem ne rruge tete shofere te kapur nen ndikim te alkoolit disa me pasoja te renda 696772b8dcbac
Lajmi i mëparshëm

Drejtim i papërgjegjshëm në rrugë: Tetë shoferë të kapur nën ndikim të alkoolit, disa me pasoja të rënda

arrihet akordi me bashkine punonjesit e gjelberimit ne vlore rikthen ne pune pas protestes 2 ditore 69677ff52aa89
Lajmi i radhës

Arrihet akordi me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthen në punë pas protestës 2-ditore

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë