e verteta pas zerave per nje femije me nje serbe flet labinot

E vërteta pas zërave për një fëmijë me një serbe, flet Labinot Rexha

December 19, 2025
1 minut lexim

Labinot Rexha ka sqaruar opinionin publik lidhur me pretendimet e bujshme për një lidhje të tij me një serbe, si dhe thashethemet për një fëmijë me të.

Gjatë darkës së të nominuarve, kjo çështje iu parashtrua këngëtarit në prani të pjesëmarrësve.

Rexha theksoi se historia nuk përkon me të, por me një kushëri të tij të largët.

Në detaje, ai sqaroi se kushëriri ishte njohur me gruan në një klub striptizi dhe se ajo kishte mbetur shtatzënë, por fëmijën më pas ai nuk e kishte pranuar si të tij.

Sipas këngëtarit, gruaja kishte tentuar të kontaktonte me anëtarë të ndryshëm të familjes për të kërkuar ndihmë financiare për fëmijën, ndër ta edhe vetë Labinot Rexhën.

Ai sqaroi se ishte në një koncert në Preshevë kur ndodhi takimi me të.

Në këtë mënyrë, u sqarua edhe çështja e fotografisë që ka qarkulluar gjerësisht në internet, e cila kishte nxitur pretendime dhe aludime të shumta.

Në fund, këngëtari theksoi se e gjithë kjo histori nuk ka lidhje me të dhe se ai mburret me marrëdhënien dhe dashurinë reciproke që ka me partneren e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 19 dhjetor 69447c6f6dd88
Lajmi i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 19 dhjetor

kaos dhune dhe flakadane perplasjet ne kuvend jehone ne mediat nderkombetare opozitaret zune vendet e ministrave nderhyri garda 6944903531ad4
Lajmi i radhës

Kaos, dhunë dhe flakadanë/ Përplasjet në Kuvend jehonë në mediat ndërkombëtare: Opozitarët zunë vendet e ministrave, ndërhyri Garda

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë