e thote hapur mbrojtesi i kombetares shqiptare ne serbi sigurine e kane per vete jo per ne 68e92896d1579

E thotë hapur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare në Serbi: Sigurinë e kanë për vete, jo për ne!

October 10, 2025
1 minut lexim

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë Elseid Hysaj ka dalë në zonën e prononcimeve në prag të ndeshjes me Serbinë.

Ai është i vetmi i nga ndeshja e 14 tetorit në Beograd, vitit 2014:

Masat e sigurisë?

Mund të japin një karikim, meqë jemi të mbrojtur. Sigurinë e kanë për vete, jo për ne.

Je i ndikuar nga statistikat te Kombëtarja?

Të them të drejtën, kënaqësi dhe nder të arrijë rekordin e Lorik Canës. Objektivi është Botërori. Jam për skuadrën.

I keni dhënë ndonjë këshillë lojtarëve më të rinjëve?

Është shumë e thjeshtë. Të gjithë lojtarët e kanë parë vetë dhe e kanë përjetuar. Të gjithë e kuptojnë rëndësin e  kësaj ndeshje.

Si e shikoni këtë ndeshje, a i kemi shanset ta fitojmë?

Ndeshjen e kaluar duhte ta fitonim. Kemi ardhur me të njëjtin synim, 3 pikët. Futbolli i ka të gjitha. Dëshirojë që të gjithë të japin më të mirën në fushë.

Sa % ka Shqipëri për çdo rezultat?

Ne duhet të jemi të koncentruar. Ndeshje delikate dhe finale. Si ata dhe ne duhte te japim më të mirën.

A është Shqipëria gati për të marrë fitoren në Serbi?

Të gjithë e mendojë si unë. Kemi ardhur për fitore. Të ecim përpara për të marrë fitoren.

Për sulmesit serb në Serie A?

Të gjithë e dinë se Serbia ka lojtarë të mirë. Kam luajtur me ta në Itali. Por edhe ne kemi kualitet tona. Duhet të dimë ta përballojmë sulmin e Serbisë.  

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjkko e la ne burg apeli i posacem cakton daten per shqyrtimin e ankimit te ilir metes 68e92834eb4d3
Lajmi i mëparshëm

GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimit të Ilir Metës

qeveria ndan mbi 300 mije euro per tekste shkollore te nxenesve ne luginen e presheves 68e928a2a8960
Lajmi i radhës

​Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për tekste shkollore të nxënësve në Luginën e Preshevës

Të fundit nga

ShkoLartë