Një person është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, në lagjen nr. 10, Korçë.
Bëhet fjalë për shtetasin N. K., rreth 70 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi: botasot.info


