e rende ne durres babai ndjek vajzen me thike pas nderhyrjes se policise plagos veten 698fb174831a5

E rëndë në Durrës/ Babai ndjek vajzën me thikë, pas ndërhyrjes së policisë, plagos veten

February 14, 2026
1 minut lexim

Një konflikt brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Qerret të Katundit të Ri, në Durrës.

Shtetasi Ardjan Varrosi nga ky fshat, mësohet se është vetëplagosur me thikë pas një konflikti brenda familjes me të bijën.

Ai ka dalë nga banesa duke e ndjekur vajzën me thikë në dorë, pas konfliktit për motive të paqarta.

Ndërhyrja e një patrulle policie që ndodhej në zonë, ka parandaluar më tej konfliktin, ndërsa në gjendje të rënduar Varrosi është vetëplagosur.

Burimet nga policia bëjnë me dije për korrespondenten e Top Channel Vali Qyrfyçi se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po heton nëse ka pasur ushtrim dhune në familje nga kryefamiljari, i cili paraprakisht deklarohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shperthen zjarri ne nje ndertese ne budapest humbin jeten tre persona lendohen dhjetera te tjere 698fb08b0db94
Lajmi i mëparshëm

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Budapest, humbin jetën tre persona – lëndohen dhjetëra të tjerë

kurti nga mynihu investimet ne polici dhe ushtri po e bejne kosoven me te forte dhe me te sigurt 698fb1785d3d0
Lajmi i radhës

Kurti nga Mynihu: Investimet në polici dhe ushtri po e bëjnë Kosovën më të fortë dhe më të sigurt

Të fundit nga

ShkoLartë