e moshuara u gjet e pajete ne banese flet fqinja per tch jetonte e vetme dhe ne kushte te veshtira djalin e kishte ne burg 6936b98698b66

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, flet fqinja për TCH: Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira, djalin e kishte në burg

December 8, 2025
1 minut lexim

70-vjeçarja, Bajame Memetali u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë.

Fqinja e saj, e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk e kishte parë prej ditësh, tha për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule se e ndjera jetonte e vetme dhe në kushte të vështira.

Ajo zbuloi se 70-vjeçarja vuante nga probleme shëndetësore dhe se djalin e kishte në burg.

U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.  Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.“, u shpreh fqinja.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

diaspora dhe kosova jane nje haradinaj vlereson rolin e mergates nder vite 6936b8e98eaae
Lajmi i mëparshëm

“Diaspora dhe Kosova janë një”, Haradinaj vlerëson rolin e mërgatës ndër vite

holanda ne 2026 do ti japim ukraines 700 mln euro per ndihme ushtarake 6936b9f39410e
Lajmi i radhës

Holanda: Në 2026 do t’i japim Ukrainës 700 mln euro për ndihmë ushtarake

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë