e mbijetuara e dhunes seksuale nga lufta ne kosove tregon tmerrin qe perjetoi jam lut me vdeke 687e97923084d

E mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë tregon tmerrin që përjetoi: Jam lut me vdekë

July 21, 2025
min lexim

Po vazhdon java e dytë e rrëfimeve ekskluzive të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

RTVDukagjini transmetoi një tjetër dëshmi rrëqethëse e një gruaje që për herë të parë ndau publikisht historinë e saj të dhimbshme.

E mbijetuara rrëfeu sesi jeta e saj ndryshoi përgjithmonë, që nga momenti kur u detyruan të largoheshin nga shtëpia për shkak të bombardimeve.

“Me ikë, me ikë, me ikë, unë hiç. Në 8 të mëngjesit më thirr një familjare e imja edhe më thotë gjithqysh duhet me dal prej ku je qaty. E vendosëm, shkojna me kombi… kam marrë letërnjoftimin, tri palë ndërresa, dy palë trenerka, dokumentet e shtëpisë, edhe një çantë shumë të vogël,” tregoi ajo.

Por rruga e saj drejt sigurisë nuk zgjati shumë. Ajo u kthye mbrapsht në kufi me Malin e Zi dhe ishte detyruar të strehohej në male. Për shkak të mungesës së mjeteve financiare, vendosi të zbresë në qytet për të tërhequr një pjesë të pensionit të nënës së saj – vendim ky që do t’i kushtonte rëndë.

Ishte pikërisht aty ku u përball me tmerrin: dhunimin nga forcat serbe.

“Polici më ndali, më pyeti ku po shkoj. I thashë në shtëpi… i kërkova letërnjoftimin. Ai refuzoi. Pastaj dëgjova një zë nga lart që i tha ‘dosta bre, Gorane…’ dhe nuk di më çka ndodhi. Nuk e di nëse kam humbur vetëdijen apo më kanë goditur në kokë. Kur jam zgjuar, ndjeja vetëm dhimbje në duar, trup e brendësi. Më kujtohet era e gjakut dhe se isha në fund të shkallëve,” rrëfeu ajo me lot në sy.

Në gjendje të rëndë fizike e psikologjike, ajo arriti të largohej dhe të kthehej në shtëpi, por plagët që kishte marrë nuk ishin vetëm trupore.

“Kam mendu more Zot, qysh me vdekë, qysh me iu thanë njerëzve çka ka ndodh me mu… nata u kanë shumë shumë e rëndë, nuk di qysh me ta përshkru,” përfundoi ajo mes emocioneve të forta.

Ky rrëfim është një dëshmi e gjallë e dhimbjes që shumë gra të Kosovës e kanë mbajtur të fshehur për më shumë se dy dekada, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje plagët e pashëruara të luftës dhe nevojën për drejtësi dhe mbështetje të vazhdueshme për të mbijetuarat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtare elvis letaj i bashkohet ballkanit 687e9755d76c8
Lajmi i mëparshëm

Zyrtare: Elvis Letaj i bashkohet Ballkanit

sulmet e medha me drone ukrainase shkaktojne kaos ne aeroportet e moskes 687e988204a86
Lajmi i radhës

Sulmet e mëdha me dronë ukrainasë shkaktojnë kaos në aeroportet e Moskës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë