e konfirmon adn ja trupi i pajete i gjetur ne cerrunje i perket eglant kocit 6a3a8f574b494

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

June 23, 2026
1 minut lexim

Sipas gazetares së Top News, Kleida Muka, megjithëse grupi hetimor ishte i bindur që trupi i përkiste 34-vjeçarit të humbur që nga data 4 qershor, ishin testet e ADN-së që e konfirmuan 100%, kjo për shkak të shenjës së operacionit, numrit të këmbës 40 dhe rrobave të zeza që kishte kufoma, të njëjtat që Eglanti është parë për herë të fundit.

Tashmë pritet që familja të tërheqë trupin nga morgu i Tiranës.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

Autoritetet dyshojnë se Eglant Koçi është vrarë nga miku i tij, Armando Shakaj, i cili prej disa javësh është në kërkim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ka leshuar pitbullet e tij pa kontroll e pa zinxhir dosti permend me emra nga kush duhet pasur kujdes protestuesit 6a3a8ed70f7ae
Lajmi i mëparshëm

“Ka lëshuar pitbullët e tij pa kontroll e pa zinxhir”, Dosti përmend me emra nga kush duhet pasur kujdes protestuesit

presidenti cek apelon ne gjykaten kushtetuese mes perplasjes per samitin e nato s 6a3a8fb45cd70
Lajmi i radhës

Presidenti çek apelon në Gjykatën Kushtetuese mes përplasjes për samitin e NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë