e kam armike ne loje kunatat perplasen ne prime 697955b19647e

“E kam armike në lojë”, kunatat ‘përplasen’ në Prime

January 28, 2026
1 minut lexim

Raporti mes Gretës dhe Selin, këtë javë ka qenë paksa më ndryshe dhe më “i ftohtë”, ku secila prej tyre ka shprehur se nuk e pëlqejnë lojën e njëra-tjetrës.

Në një klip të shfaqur këtë mbrëmje, Selin dëgjoi bisedat e Gretës me banorët, teksa shprehet se “ajo ka frikë se nëse rritet ajo, Selin ka frikë se do t’i marrë vëmendjen”.

Ndërkohë, Greta dëgjoi kur Selin tha se nuk kanë një raport shumë të afërt as jashtë dhe se i lidh vëllai i saj, që është i dashuri i Gretës. Pas klipit, Selin u shpreh se loja e saj është ndryshe nga Greta dhe se kjo e fundit, si “aleat” për lojën e saj, ka zgjedhur Kristin. E pyetur nëse mendon se raporti për lojë mund të dëmtojë raportin e tyre jashtë, ajo u shpreh se jo.

Greta: Selin është njeriu që dua më shumë në këtë shtëpi… Unë i kam thënë Selin që nëse largohet nga Miri, luajmë bashkë.

Selin: Nuk e ke thënë kurrë këtë… Unë këtë kënaqësinë që po ndodh tani mes banorëve, që të debatoj me Gretën, unë nuk ua jap. Unë lojërat e Gretës dhe të natyrës së Big Brother me Gretën nuk bëj, sepse është pjesë e familjes time. Nuk i kam thënë në asnjë moment që mos qëndrojë me Kristin, i kam thënë rri vigjilente. Greta ka ardhur me një kauzë të vetën, që do të bëjë lojën e saj. Sot duhet ta ndajë, a e do mbështetjen time apo do të bëjë lojën e vetme. Greta mund të më ketë armike, unë jo.

Greta: Armike në lojë, se sa më dhimbset mua Selin, nuk i dhimbset askujt këtu brenda.

Miri: Ti je personi i vetëm që do ta nxjerrësh jashtë Selin.

Greta: Jo!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump gjera shume te mira po ndodhin ne ukraine dhe rusi 69794db922c28
Lajmi i mëparshëm

Trump: Gjëra shumë të mira po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi

Të fundit nga

Muani përfshihet në një aksident trafiku

Ylli i Tottenhamit, Randal Kolo Muani, ka qenë i përfshirë në një aksident automobilistik. Fatmirësisht, raportohet se ai ka dalë pa lëndime nga përplasja, raporton “The Sun”. Aksidenti ndodhi pasi i shpërtheu
ShkoLartë