e hena nis me diell pasdite priten vranesira te pakta ja parashikimi i motit per sot dhe sa do te jene temperaturat 68b5311540b4b

E hëna nis me diell, pasdite priten vranësira të pakta! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

September 1, 2025
1 minut lexim

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, çka sjell një ditë kryesisht të kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të paradites, moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në mesditë dhe pasdite priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, veçanërisht në zonat kodrinore-malore të vendit. Pavarësisht pranisë së tyre, nuk parashikohen reshje.

Era do të fryjë nga jugperëndimi në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 4 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, herë pas here, priten rritje të përkohshme të intensitetit deri në 8 m/s.

Në brigjet tona, deti do të paraqitet i qetë deri pak i trazuar, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fotoja me te moshuaren ne cair reagimi nga familja dhe politika sqarimi nga osmani 68b4f6d0cdc89
Lajmi i mëparshëm

Fotoja me të moshuarën në Çair, reagimi nga familja dhe politika, sqarimi nga Osmani

sot mblidhet kryesia e kuvendit ne takimin konsultativ te thirrur nga basha 68b531894c433
Lajmi i radhës

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit në takimin konsultativ të thirrur nga Basha

Të fundit nga

Për 4 ditë janë arrestuar rreth 60 shoferë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) gjatë katër ditëve të fundit, janë regjistruar 1.303 shkelje trafiku, me ç’rast janë arrestuar 57 shoferë për shkak të mosrespektimit të rregullave
ShkoLartë