e di kryeministri qe shqiptaret sbejne dot pushime protestuesi shperthen ndaj rames 6a318d0f95c0d

“E di kryeministri që shqiptarët s’bëjnë dot pushime?”, protestuesi shpërthen ndaj Ramës

June 16, 2026
1 minut lexim

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protesta po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe sektorin e turizmit kanë sjellë reagime nga pjesëmarrësit në tubim. Njëri prej protestuesve iu përgjigj drejtpërdrejt kreut të qeverisë, duke e zhvendosur debatin te kushtet ekonomike me të cilat përballen shumë familje shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, i riu tha se përpara se të flitet për ndikimin e protestave në turizëm, duhet të merret në konsideratë fakti se mijëra qytetarë nuk kanë mundësi financiare të përfitojnë nga pushimet verore në vend. Sipas tij, ka familje shqiptare që nuk kanë mundur asnjëherë të kalojnë pushime në bregdet për shkak të kostove të larta dhe të ardhurave të pamjaftueshme.

“A e di zoti kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë me pushime në bregdet?”, deklaroi protestuesi para të pranishmëve.

Ai theksoi se shqetësimet që po ngrihen në protestë lidhen me problematika që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, duke përmendur vështirësitë ekonomike dhe pamundësinë e shumë familjeve për të përballuar shpenzimet bazë.

Më tej, protestuesi deklaroi se kauza e tyre po tërheq vëmendje edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Sipas tij, reagimet dhe mbështetja që po marrin tregojnë se mesazhi i protestës po dëgjohet më gjerë.

“Ne po na mbështet e gjithë bota, sepse guxuam të ngremë zërin kundër këtyre këtu”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

terras shume e rendesishme qe kosova te fitoje statusin e vendit kandidat 6a318c94728ad
Lajmi i mëparshëm

Terras: Shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

britania e madhe po heton raportet se nje anije luftarake ruse qelloi me arme paralajmeruese prane jahtit ne kanalin anglez 6a318d721b3a4
Lajmi i radhës

Britania e Madhe po heton raportet se një anije luftarake ruse qëlloi me armë paralajmëruese pranë jahtit në Kanalin Anglez

Të fundit nga

Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore

Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me shifrën që zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”. E pyetur
ShkoLartë