e bujshme ne nba all star game pas 21 vitesh lebron james nuk do te jete titullar 696ec09ad6485

E bujshme në NBA All Star Game, pas 21 vitesh, LeBron James nuk do të jetë titullar

January 20, 2026
1 minut lexim

Një lajm i bujshëm vjen nga bota e NBA. Pas 21 sezonesh radhazi, LeBron James nuk do të jetë titullar në ndeshjen e famshme All Star Game që këtë vit do të luhet në 15 shkurt në Inuit Dome, arena e LA Clippers.

Tashmë janë përcaktuar pesëshet e para të kësaj ndeshjeje dhe emri iu 41 vjeçarit nuk figuron mes titullarëve. Ylli i Los Angeles Lakers, gjithsesi ka mundësinë të përzgjidhet si lojtar rezervë dhe tani topi kalon në duart e trajnerëve të NBA që do të vendosin emrat e 14 lojtarëve të tjerë të përzgjedhur nga 7 basketbollistë për çdo Konferencë dhe në 1 shkurt do të publikohen skuadrat e plota që do të luajnë All Star Game. Në këtë sezon, LeBron James ka zhvilluar 24 ndeshje deri tani me një mesatare prej 22.6 pikësh, 6.9 asist dhe 5.9 topa në tabelë për ndeshje. Në ndeshjet All Star Game, LeBron James në 3 raste është shpallur MVP(Lojtari më i mirë) i ndeshjes

Ndërkaq, për pesëshet titullare, zgjedhja është bërë përmes një kombinimi të votave të tifozëve(50%) me ato të lojtarëve të NBA(25%) dhe të gazetarëve(25%) që solli një rezultat të besueshëm në planin teknik përtej popullaritetit të protagonistëve. Ja formacionet

LINDJA;  Cade Cunnigham (Detroit), Jalen Brunson (Neë York), Tyrese Maxey (Philadelphia), Jaylen Brown (Boston), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee).

PERËNDIMI: Stephen Curry (Golden State), Shai Gilgeous-Alexander (Oklahoma City), Luka Doncic (Los Angeles Lakers), Victor Wembanyama (San Antonio), Nikola Jokic (Denver). 

Jokic aktualisht është i dëmtuar, mbetet për t’u parë nëse do të mund të rikuperohet për All Star Game. Të përjashtuarit nga kjo ndeshje janë  Donovan Mitchell i Cleveland,  që paguan rendimentin e dobët të skuadrës së tij në Konferencën e Lindjes dhe Anthony Edwards i Minnesota, që u parakalua nga Wemby për vendin e fundit disponibël në formacionin e Perëndimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

loja nuk luhet ne shqiperi jane kush fshihet pas bastisjes se call centerave ne qender te tiranes 696ec03a9d66f
Lajmi i mëparshëm

“Loja nuk luhet në Shqipëri, janë..”, kush fshihet pas bastisjes së call centerave në qendër të Tiranës

gjysma e tiranes ne erresire perfshire edhe qsut reagon ost ja identifikuam defektin linja u rikthye ne pune 696ec143656e8
Lajmi i radhës

Gjysma e Tiranës në errësirë, përfshirë edhe QSUT, reagon OST-ja: Identifikuam defektin, linja u rikthye në punë

Të fundit nga

ShkoLartë