dzeko ia nderpret konferencen de rossit erdha vetem qe te perqafoj 6911b2b61dd55

Dzeko ia ndërpret konferencën De Rossit: Erdha vetëm që të përqafoj

November 10, 2025
1 minut lexim

Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 11-të të Serie A italiane mes Genoas dhe Fiorentinës, e cila u mbyll me rezultatin 2:2, u panë skena të bukura dhe emocionale në konferencën për shtyp.

Në qendër të tyre ishin sulmuesi boshanjk i Fiorentinës, Edin Dzeko dhe trajneri i ri i Genoas, ish-futbollisti i njohur italian Daniele De Rossi.

Dzeko, i cili u rikthye në lojë në minutat e fundit të takimit, u shfaq në sallën e konferencës për të përshëndetur mikun e tij të vjetër De Rossin, ku dyshja janë miq të mirë nga koha kur luanin te Roma.

Ai hyri me buzëqeshje, u kërkoi falje gazetarëve, më pas përqafoi dhe puthi De Rossin, duke treguar respektin dhe lidhjen e fortë që i bashkon që nga ditët e përbashkëta te AS Roma.

“Vetëm për ta përshëndetur“, tha Dzeko me humor, ndërsa përqafoi trajnerin e Genoas. “Shihemi më vonë”, iu përgjigj De Rossi me buzëqeshje.

Pas daljes së Dzekos nga salla, De Rossi u shpreh me admirim për mikun e tij të vjetër, duke zbuluar edhe një detaj të veçantë nga miqësia e tyre.

“Kur hyri në fushë, mendova se do të shënonte patjetër. Emri i djalit të tij është Dani, si unë. Jemi miq të mirë, vëllezër… Isha i bindur se do të shënonte, por fatmirësisht nuk ndodhi një gjë e tillë”, tha De Rossi duke qeshur.

Ky moment i ngrohtë mes dy figurave të njohura të futbollit italian dhe atij evropian tregoi edhe një herë respektin dhe miqësinë e sinqertë që shpesh mbetet përtej konkurrencës në fushë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama pas fitores se ps se ne pese bashki 5 fitore 5 arsye me shume per ti falenderuar qytetaret 6911b255a46d8
Lajmi i mëparshëm

Rama pas fitores së PS-së në pesë bashki: 5 fitore, 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët

me 15 nentor fsk ja realizon stervitje ushtarake ne germi 6911b2c179c5f
Lajmi i radhës

Më 15 nëntor FSK-ja realizon stërvitje ushtarake në Gërmi

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.
ShkoLartë