dyert ishin plot me plumba bardhi hap zemren per jeten dhe plaget e se kaluares 6a4ab6dbe4a2e

“Dyert ishin plot me plumba” – Bardhi hap zemrën për jetën dhe plagët e së kaluarës

July 5, 2026
1 minut lexim

Bardhi vjen në një nga intervistat më personale të tij në Grida Duma Podcast, ku rrëfen episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën.

Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë.

“Dyert ishin plot me plumba”, kujton këngëtari, ndërsa rrëfen përjetimet që e kanë shoqëruar që nga fëmijëria.

Në bisedën me Grida Dumën, Bardhi tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, ndërsa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës i kushtohet jetës private. Bardhi tregon se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.

“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për një vajzë dhe dashuri të madhe që po vjen në jetën e tij.Në fund, Bardhi bën edhe një deklaratë romantike që nuk kalon pa u vënë re: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marina amerikane pezullon kerkimin per anetarin e ekuipazhit te helikopterit te zhdukur ne detin arabik 6a4ab61655f4a
Lajmi i mëparshëm

Marina amerikane pezullon kërkimin për anëtarin e ekuipazhit të helikopterit të zhdukur në Detin Arabik

perdhunoi te mituren ndersa shoku i tij incizoi aktin 6a4abad207007
Lajmi i radhës

Përdhunoi të miturën ndërsa shoku i tij incizoi aktin

Të fundit nga

ShkoLartë