dy votime kunder per shkarkimin e spiropalit sqaron topalli lapsus teknik shtypa butonat per te marre fjalen 69a96926f0af8

Dy votime kundër për shkarkimin e Spiropalit, sqaron Topalli: Lapsus teknik, shtypa butonat për të marrë fjalën

March 5, 2026
1 minut lexim

Deputetja Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me dy votimet kundër për shkarkimin nga detyra të Elisa Spiropalit. Topalli ka theksuar se ishte një gabim nga ana e saj teksa shtoi se shtypi butonat në sistem për të marrë fjalën.

Sipas saj në momentin që ka shtypur butonat po kryehej votimi teksa shtoi se ishte lapsus teknik. Topalli gjithashtu theksoi se kryedemokrati Sali Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri.

Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shefi i nato s irani eshte afer te behet kercenim per evropen 69a967830e505
Lajmi i mëparshëm

Shefi i NATO-s: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

presidentja osmani parakalon para ushtareve te uck se 69a9696719238
Lajmi i radhës

Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë