dy truke qe ta marresh i pari valixhen tende ne aeroport 68a3c2b4d0bbc

Dy truke që ta marrësh i pari valixhen tënde në aeroport

August 19, 2025
1 minut lexim

Kur avioni ulet, jemi gati për të shijuar arsyen e udhëtimit, por fillimisht duhen pritur valixhet. Ndonjëherë duhen pritur shumë minuta.
Atyre që nuk duan të humbasin shumë kohë, po u japim dy këshilla sesi valixhja e tyre të jetë e para mbi korridorin rrëshqitës të bagazheve. Mendojmë që jemi duke folur me të gjithë.

Një nga këto metoda, është t’u kërkoje personave në check-in, të ngjisnin një etiketë për produktet e brishta, në çantën tënde. Çantat me këtë shënim zakonisht ngarkohen më vonë dhe dalin para çantave të tjera. Veç kësaj, ato dëmtohen më pak. Megjithatë mund të ndodhë që ndonjëherë, këto shënime nuk shihen nga stafi.

Një metodë tjetër që sugjeron punonjësi i aeroportit, Thomas Lo Sciuto në Quora, kërkon të jesh personi i fundit në check in.
“Çantat gjithmonë ngarkohen nga fundi, kështu që nëse je në check in i fundit, çantat e tua do të vendosen të fundit në transportues, do ishin të fundit në avionin e bagazheve dhe të parat që zbriten.”

Ti mund ta dish që sistemet e ngarkimit dhe shkarkimit varen nga linjat ajrore, avionët ose skuadrat e administrimit të bagazheve, që janë arsye përse ndonjëherë ata që hyjnë të fundit në check-in, nuk i marrin valixhet të parët.
Dy taktika të sigurta për të garantuar që çantat e tua do arrijnë të parat, mbeten të rezervosh një fluturim në klasin e parë ose të anëtarësohesh në ndonjë klub pasagjerësh të shpeshtë për të marrë një shënim të veçantë që do u jepte prioritet çantave të tua.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump 40 minuta ne telefon me putinin po pergatis takimin me te dhe zelenskin 68a3bc65ab95f
Lajmi i mëparshëm

Trump 40 minuta në telefon me Putinin: Po përgatis takimin me të dhe Zelenskin

horoskopi per diten e sotme e marte 19 gusht 2025 68a3fafd352d2
Lajmi i radhës

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 19 gusht 2025

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë