dy te arrestuar per skandalin ne ndeshjen sportive ne kosove 6968edf429109

Dy të arrestuar për skandalin në ndeshjen sportive në Kosovë

January 15, 2026
1 minut lexim

Mbrëmë ndodhi turpi i madh në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ndihmëstrajneri i Bashkimit të Prizrenit, Bledar Gjeçaj, u godit me shishe në kokë nga një huligan.

Sipas Federatës së basketbollit të Kosovës, më këtë rast janë arrestuar dy persona.  

“Federata e Basketbollit e Kosovës posedon pamjet filmike të incidentit, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar për tentim sulmi.

Personi që ka hedhur shishen është identifikuar dhe priten veprime të mëtejme ligjore ndaj tij”, thuhet nga FBK.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve në basketbollin tonë, pasi që më parë basketbollisti Dardan Berisha është goditur me shkrepës në kokë në Prizren nga një huligan.

Brenda pak ditëve, dy skandale në basketbollin e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet niveli i ujit ne liqenin e ulzes permbytet kabina elektrike ne urake 6968ed9476653
Lajmi i mëparshëm

Rritet niveli i ujit në liqenin e Ulzës, përmbytet kabina elektrike në Urakë

rrembimi dhe zhdukja e jan prenges spak kerkon burg perjete per altin hajrin 6968eea3dcf90
Lajmi i radhës

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

Të fundit nga

ShkoLartë