dy skuadra arbitrash shqiptare vendosin drejtesi ne europa dhe conference league 69380a56bf96a

Dy skuadra arbitrash shqiptarë vendosin drejtësi në Europa dhe Conference League

December 9, 2025
1 minut lexim

Dy skuadra arbitrash shqiptarë do të vendosin drejtësi këtë të enjte në Europa dhe Conference League.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitër kryesor i ndeshjes Lyon-Go Ahead Eagles në Europa League, takim që do të luhet të enjten në orën 21:00. Arber Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij, ndërsa Olsion Yzeiraj do të jetë gjyqtar i katërt.

Ndërsa Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në sfidën e Conference League, Breidablik-Shamrock Rovers, sfidë që do të luhet të enjten në orën 18:45.

Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e Jorgjit në këtë takim, ndërsa Kreshnik Cjapi do të jetë gjyqtar i katërt. Kreshnik Bajramaj do të jetë asistent në VAR.

Një tjetër vlerësim nga UEFA për gjyqtarët shqiptarë që këtë sezon kanë arbitruar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u mor ne pyetje per 21 janarin bamir topi flet jashte spak kam qene kreu i shtetit proces nen hetim 693809f823325
Lajmi i mëparshëm

U mor në pyetje për “21 Janarin”, Bamir Topi flet jashtë SPAK: Kam qenë Kreu i Shtetit! Proces nën hetim

shkalla e larte informalitetit zbulimet nderkombetare qe alarmuan institucionet 69380a6060472
Lajmi i radhës

Shkalla e lartë informalitetit, zbulimet ndërkombëtare që alarmuan institucionet

Të fundit nga

ShkoLartë