dy ndeshje te shtunen e dy te dielen 6998b20395f62

Dy ndeshje të shtunën e dy të dielën

February 20, 2026
1 minut lexim

Llapi – Prishtina vlerësohet prej ndeshjeve më interesante të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 19:00 në Podujevë.

Llapi është në vendin e pestë me 13 pikë, me synim për ngritje të mëtejme në tabelë. Ndërkohë Prishtina është e shtata, përkatësisht e parafundit me nëntë pikë.

Të dielën është edhe ndeshja mes Besa Famgasit dhe Vushtrrisë, që fillon në ora 19:00. Ndonëse Besa është vendase, ndeshja zhvillohet në Vushtrri.

Ekipi pejan është favorit i madh.

Besa Famgas është e treta me 24 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur. Vushtrria është pa pikë në vendin e fundit.

Të shtunën prej orës 20:00 janë dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të.

Në Mitrovicë takohen Trepça e Kastrioti, me skuadrën ferizajase që llogaritet favorite. Ndërkohë Vëllaznimi e Rahoveci luajnë në Gjakovë. Kampioni aktual, Rahoveci, udhëton për dy pikët e radhës.

Rahoveci e Kastrioti i kanë nga 30 pikë në dy pozitat e para. Vëllaznimi është i katërti me 16 pikë, ndërsa Trepça e gjashta me 12 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktorja rajmonda bulku cel protesten mos e braktisni kete vend te bekuar 6998ab7540d85
Lajmi i mëparshëm

Aktorja Rajmonda Bulku çel protestën: Mos e braktisni këtë vend të bekuar

ish princit andrew i bastisen pronat nje dite pas lirimit nga arresti 6998b2ca420a8
Lajmi i radhës

Ish-princit Andrew i bastisen pronat një ditë pas lirimit nga arresti

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë