Llapi – Prishtina vlerësohet prej ndeshjeve më interesante të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 19:00 në Podujevë.
Llapi është në vendin e pestë me 13 pikë, me synim për ngritje të mëtejme në tabelë. Ndërkohë Prishtina është e shtata, përkatësisht e parafundit me nëntë pikë.
Të dielën është edhe ndeshja mes Besa Famgasit dhe Vushtrrisë, që fillon në ora 19:00. Ndonëse Besa është vendase, ndeshja zhvillohet në Vushtrri.
Ekipi pejan është favorit i madh.
Besa Famgas është e treta me 24 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur. Vushtrria është pa pikë në vendin e fundit.
Të shtunën prej orës 20:00 janë dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të.
Në Mitrovicë takohen Trepça e Kastrioti, me skuadrën ferizajase që llogaritet favorite. Ndërkohë Vëllaznimi e Rahoveci luajnë në Gjakovë. Kampioni aktual, Rahoveci, udhëton për dy pikët e radhës.
Rahoveci e Kastrioti i kanë nga 30 pikë në dy pozitat e para. Vëllaznimi është i katërti me 16 pikë, ndërsa Trepça e gjashta me 12 pikë.
Burimi: botasot.info


