dy gra te reja nga kosova shperblehen me cmime te rendesishme ne sigurine kibernetike 689458f090913

Dy gra të reja nga Kosova shpërblehen me çmime të rëndësishme në sigurinë kibernetike

August 7, 2025
min lexim

Dy gra të reja nga Kosova kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të teknologjisë, duke u vlerësuar me çmime prestigjioze në fushën e sigurisë kibernetike.

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Prishtina, ka fituar çmimin Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë “Barrier Breaker”,

Braina, në një postim në Facebook, ka shkruar se është pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

“Po po, vendi i parë në botë, për mua, për ne, e për Kosovën! Fituese e çmimit Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë “Barrier Breaker”. Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi, familja ime, miqtë, komuniteti dhe dashamirët, ju faleminderit nga zemra! Ky çmim nuk është vetëm për mua, është për të gjithë ata që janë përballur me sfida, por nuk janë ndalur, kanë thyer heshtjen e kanë thyer barrierat”, ka shkruar Braina.

Ajo tutje ka shprehur falënderime ekipit të Cybersecurity Woman of the Year, veçanërisht Carmen Marsh, për krijimin e kësaj platforme ku gratë në sigurinë kibernetike jo vetëm njihen, por edhe fuqizohen.

“Faleminderit jurisë Cristina Dolan, Victoria Beckman, Bianca Lins, Darren Argyle, Jessica Robinson, Helen Oakley, e shumë të tjerë, për besimin që më dhatë!Urime të gjitha fitueseve nëpër secilën kategori, është një nder i madh të jem mes jush! Këtë çmim e trofe e fitova me emrin tim, por do e mbaj për të gjithë bashkëkombësit e mi. Ky s’është fundi i rrugës, është vetëm hapi i radhës. Nuk do ndalemi këtu”, tha ajo.

Gjithashtu, edhe  kosovarja tjetër, Luanda Domi ka fituar çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 – kategoria Supporter.

“Jam ende e emocionuar dhe thellësisht mirënjohëse që fitova çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 – kategoria Supporter ndarë në Las Vegas me 3 Gusht mes grave dhe mbështetësve të jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë kibernetike”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Po ashtu, ajo ka shprehur falënderime për të gjithë ata që e kanë votuar.

“Faleminderit nga zemra familjes sime, të gjithë atyre që votuan për mua dhe të gjithë atyre që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Mbështetja juaj ka pasur domethënie të jashtëzakonshme për mua.

Jam krenare që do ta sjell këtë çmim në Kosovë—dhe shpresoj që të jetë një kujtesë e vogël për çdo vajzë të re: zëri yt ka vend në sigurinë kibernetike, në udhëheqje, në çdo dhomë. Mos u ndal. Bota ka nevojë për ty.

Po ashtu, me kënaqësi ndaj që jam përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin Cybersecurity Woman of the World, që do të ndahet më 25 Shtator në Itali”, ka pohuar ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesazhi qe emisari sorensen e dha nga kosova per dialogun koha per te ecur perpara 6894583fa3800
Lajmi i mëparshëm

Mesazhi që emisari Sorensen e dha nga Kosova për dialogun: Koha për të ecur përpara

tarifat e reja gjitheperfshirese te trump ndaj dhjetera vendeve kane hyre sot ne fuqi 689459688fed4
Lajmi i radhës

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Trump ndaj dhjetëra vendeve kanë hyrë sot në fuqi

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë