dy gola dhe lojtar i ndeshjes vedat muriqi zjarr ne la liga 68c8f7f450420

Dy gola dhe “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

September 16, 2025
1 minut lexim

Pavarësisht humbjes së Mallorcas 3-2 ndaj Espanyolit, Vedat Muriqi u shpall “Lojtar i ndeshjes”, falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi nga Kosova shënoi dy gola, fillimisht nga penalltia në minutën e 46-të dhe më pas me një goditje me kokë në minutën e 65-të që barazoi përkohësisht rezultatin në 2-2.

Statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 90 minuta të luajtura, 13 goditje drejt portës, 45 prekjet me top, 21 pasime të sakta, si dhe 11 duele ajrore të fituara nga 16 tentativa.

Përveç kësaj, Muriqi u vlerësua me notën 8.5 nga SofaScore, nota më e lartë e ndeshjes, duke e bërë atë protagonistin absolut të sfidës.

Me këtë paraqitje, ai e çon në katër numrin e golave këtë sezon dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer si me Mallorcan, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë shkëlqeu kundër Suedisë, ku edhe shënoi.

Pavarësisht rezultatit negativ, Vedat Muriqi tregoi edhe një herë se është lideri i padiskutueshëm i Mallorcas. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushte atmosferike te qendrueshme ja parashikimi i motit per sot 68c8f795caa84
Lajmi i mëparshëm

Kushte atmosferike të qëndrueshme! Ja parashikimi i motit për sot

sot nis gjykimi per spiunazh ndaj ish zyrtares se osbe se 68c8f807463cc
Lajmi i radhës

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Të fundit nga

Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga Dardha. E ‘veshur’ nën pektun e dëborës, pamjet tregojnë magjinë e vërtetë edhe në stinën e dimrit. “MIRËMËNGJES dhe me Dardhën magjike, ju
ShkoLartë