dy dite pas vendimit te hages ish luftetaret e uck se zbarkojne ne durres mesazhe mbeshtetjeje dhe vetepermbajtjeje 6aacecf4bf699

Dy ditë pas vendimit të Hagës, ish-luftëtarët e UÇK-së zbarkojnë në Durrës, mesazhe mbështetjeje dhe vetëpërmbajtjeje

September 18, 2026
1 minut lexim

Me flamur, simbolet e UÇK-së dhe “Liria ka emër”, dhjetëra luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbërritën këtë mëngjes në Portin e Durrësit, dy ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për 4 ish-krerët e UÇK-së.

Ata mbërritën në Durrës në një moment kur vendimi i 16 shtatorit vijon të shkaktojë reagime në Kosovë dhe Shqipëri.

Ish-luftëtarët, të cilët kanë qenë në Hagë prej ditësh, kishin njoftuar para nisjes se do të udhëtonin drejt Shqipërisë me uniformat e UÇK-së për të përcjellë mesazhe mbështetjeje dhe vetëpërmbajtjeje pas këtij vendimi duke shpresuar se në Apel vendimi do të ndryshojë.

Pas mbërritjes në Durrës, në emër të grupit ka folur komandant Mala i Tetovës, Ismail Selimi, për përjetimin e procesit në Hagë, vendimin e dhënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe zhgënjimin e pësuar prej tij dhe politikës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia dhe kina bllokojne rezoluten e shba se per iranin 6aacd1ca47945
Lajmi i mëparshëm

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin

kembimi valutor 18 shtator me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 6aaced6f9af9c
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

ShkoLartë