dy dekada tradite dhe krenari e kb junior 06 ramushi rushiti shpreh optimizmin 69960f033cb0b

Dy dekada traditë dhe krenari e KB Junior 06! Ramushi Rushiti shpreh optimizmin 

February 18, 2026
1 minut lexim

Klubi i basketbollit Junior 06 nga Prizreni sot ka shënuar 20 vjetorin e themelimit.

Dy dekada që nuk munguan rezultatet e sukseset për këtë ekip sidomos me kategoritë e reja.

Njeriu kryesor i këtij klubi, Ramush Rushiti, aktualisht trajner, ka ambicie të mëdha. 

Image

Rushiti mburret me ecurinë e klubit të tij veçmas me 20 vjetorin e themelimit.

“Sot shënojmë 20 vjetorin e themelimit të Klubit të Basketbollit Junior 06.

Që nga viti 2006, Junior 06 ka qenë më shumë se një klub sportiv,  ka qenë institucion i formimit, disiplinës dhe përkushtimit. Për dy dekada me radhë kemi ndërtuar jo vetëm lojtarë, por karakter dhe vlera që zgjasin gjithë jetën.

Ky përvjetor është meritë e çdo lojtari që veshi fanellën kuq e bardhë, çdo trajneri që udhëhoqi me përgjegjësi, çdo prindi që besoi dhe çdo mbështetësi që qëndroi pranë nesh ndër vite.

Me respekt për rrugëtimin tonë dhe me besim të plotë në të ardhmen, vazhdojmë përpara me të njëjtin pasion dhe përkushtim.

Dy dekada traditë dhe krenari”, thuhet nga klubi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shia labeouf thyen heshtjen pas arrestimit 69960875a50b2
Lajmi i mëparshëm

Shia LaBeouf “thyen” heshtjen pas arrestimit

sulm i armatosur ne meksike nje viktime plagosen tete femije 69960fcb378e8
Lajmi i radhës

Sulm i armatosur në Meksikë, një viktimë. Plagosen tetë fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë