dy cilesime ne windows 11 mund ta ngadalesojne kompjuterin tuaj si ta rregulloni kete 690a8f7072aad

Dy cilësime në Windows 11 mund ta ngadalësojnë kompjuterin tuaj – si ta rregulloni këtë?

November 5, 2025
1 minut lexim

Nëse ju duket se Windows 11 po punon më ngadalë se më parë, ndoshta problemi nuk është te hardueri, por te vetë sistemi.

Sipas portalit Neowin, dy cilësime që janë të aktivizuara automatikisht në Windows 11 mund të ndikojnë ndjeshëm në performancën e kompjuterit tuaj.

I pari në listë është sinkronizimi automatik i shërbimit OneDrive. Kjo funksion bën vazhdimisht kontrollin dhe përditësimin e skedarëve midis kompjuterit dhe ruajtjes në cloud, gjë që mund ta ngarkojë procesorin dhe lidhjen e internetit – sidomos në pajisje më të dobëta ose kur ka shumë skedarë për t’u sinkronizuar.

Fajtori i dytë janë efektet vizuale të ndërfaqes, si animacionet, dritaret gjysmë të tejdukshme dhe hijet, të cilat i japin Windows-it një pamje moderne, por konsumojnë më shumë kujtesë (RAM) dhe burime grafike. Në kompjuterët me më pak RAM (veçanërisht nën 8 GB), kjo mund të shkaktojë ngadalësim të dukshëm.

Microsoft ka konfirmuar se këto cilësime mund të ndikojnë në performancë dhe u rekomandon përdoruesve t’i përshtatin sipas nevojave të tyre.

Ndërprisni përkohësisht sinkronizimin e OneDrive kur punoni me programe të rënda.

Në cilësimet e sistemit, hapni opsionin “Adjust the appearance and performance of Windows” dhe çaktivizoni efektet vizuale që nuk ju nevojiten.

Përditësoni rregullisht drejtuesit (driverët) dhe kontrolloni cilat aplikacione funksionojnë në sfond.

Këto ndryshime të thjeshta mund ta përshpejtojnë kompjuterin tuaj pa asnjë kosto shtesë dhe mund t’i zgjasin jetën e përdorimit, sidomos nëse përdorni një pajisje më të vjetër. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pacolli disa parti kerkonin pazare per poste prandaj su arrit marreveshja per koalicion 690a8ea0aaea6
Lajmi i mëparshëm

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

tragjedi ne bosnje dyshohet se nente persona vdiqen nga zjarri ne nje shtepi pensionistesh 690a8fb581d54
Lajmi i radhës

Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se nëntë persona vdiqën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh

Të fundit nga

ShkoLartë