dy afatet e rendesishme per zgjedhjet e dhjetorit 6921a0e0df191

Dy afatet e rëndësishme për zgjedhjet e dhjetorit

November 22, 2025
min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar dy afate të rëndësishme për subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti.

Fillimisht, subjektet politike duhet që nga 24 nëntori deri më 30 nëntor të paraqesin aplikimin online për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen jo më vonë se 7 dhjetori.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për KosovaPress, se institucioni ka marrë vendim të shkurtojë afatet kohore, duke i përshtatur me 37 ditët në dispozicion për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor, andaj ky vendim përfshin dhe afatet për aplikim dhe certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve.

Elezi: Subjektet politike kanë kohë 6 ditë për aplikim

“Duke filluar nga data 24 nëntor dhe deri më 30 nëntor, subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Formulari, i cili është i ngjashëm me të proceseve të kaluara zgjedhore, është i vendosur në platformën elektronike të KQZ-së dhe i njëjti duhet të plotësohet online”, tha Elezi.

Gjithashtu duke filluar nga data 24 nëntor, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) mund të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë. Për të “gjetur” kandidatët për deputetë, KQZ u ka dhënë subjekteve politike afat 2-javor.

Elezi:Subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë

“Duke filluar nga 24 nëntori dhe deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Ky afat shënon një moment vendimtar në procesin zgjedhor, pasi pikërisht në këtë periudhë subjektet politike do të formalizojnë kandidatët për deputetë me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e funddhjetorit”, tha Elezi.

Sipas Elezit, ashtu si në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, aplikimi do të mund të bëhet online dhe se të gjithë kandidatët do të verifikohen nëse plotësojnë kriteret ligjore për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat u mbajtën në fillim të vitit më 9 shkurt, KQZ kishte certifikuar 28 subjekteve politike me gjithsej 1,279 kandidatë për deputetë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operohet demolli 6921a0d549785
Lajmi i mëparshëm

Operohet Demolli

dhendri u dha vjeherrve valium dhe me pas u grabiti shtepine arrestohet 36 vjecari ne librazhd 6921a1869d0a4
Lajmi i radhës

Dhëndri u dha vjehërrve valium dhe më pas u grabiti shtëpinë, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë