durresi plot me turiste ne kulmin e sezonit zgjedhja e pare per shume pushues vendas dhe te huaj 68a382069e739

Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj

August 18, 2025
1 minut lexim

Gushti është muaji i pushimeve dhe bregdeti i Durrësit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në vend.

Edhe pse e hënë, plazhet janë të mbushura nga pushues vendas, të huaj dhe anëtarë të të diasporës shqiptare. Cilësia e shërbimit, cekëtia graduale e detit, si element sigurie veçanërisht për fëmijët e të moshuarit, si dhe çmimet më të përballueshme, krahasuar me zonat e tjera bregdetare janë arsyet kryesore pse shumë pushues zgjedhin Durrësin.

“Jemi nga Serbia. Është shumë mirë ketu. Ky eshte viti i tretë qe vijmë.”

“Jemi me pushime familjare dhe ky është destinacioni perfekt për të gjithë. Jemi nga Siçilia. Ka plazh dhe shumë gjëra të tjera për të parë e bërë. Edhe çmimet na thanë se janë të mira këtu.”

“Është me afër kryeqytetit dhe pastër. Çmimet janë më të lira se në jug, edhe pse i kanë rritur. Kemi ardh për një javë për pushime.” 

Një çadër me shezlong kushton mesatarisht nga 500 deri në 1000 lekë në ditë, ndërsa ka plazhe publike falas dhe menutë e restoranteve ofrojnë larmi gatimesh me produkte të freskëta.

Me cilësi shërbimi, çmime të favorshme për akomodim, plazh dhe ushqim, Durrësi mbetet destinacioni më i frekuentuar dhe më i përballueshëm i pushimeve bregdetare në Shqipëri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gruaja dhe djali i gjyqtarit laban punojne ne institucione paralele serbe 68a381603595b
Lajmi i mëparshëm

“Gruaja dhe djali i gjyqtarit Laban punojnë në institucione paralele serbe”

zelensky thote se pati bisede shume te mire me trumpin 68a3828b54c9d
Lajmi i radhës

Zelensky thotë se pati bisedë “shumë të mirë” me Trumpin

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë